LAJMI I FUNDIT:

Brengoseni për dukjen tuaj: Ngadalësoni shfaqjen e thinjave (Video)

Brengoseni për dukjen tuaj: Ngadalësoni shfaqjen e thinjave (Video)

Shfaqja e qimeve të para të thinjura zakonisht shkakton shok tek njerëzit, mirëpo lajm i mirë është që qimet e thinjura është e mundshme të pengohen.

Verifikoni përse ndodh shfaqja e thinjave dhe si të pengohen ato, transmeton Telegrafi.


Dikur thinjat e para pothuajse rregullisht janë shfaqur në moshën tridhjetëvjeçare, mirëpo sot ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët thinjat e vërejnë shumë më herët.

Shkencëtarët akoma me siguri nuk mund të konstatojnë se cili është ai faktor që ndikon në shfaqjen e thinjave te personat e rinj.

Në të vërtetë, secili person ka kohën e caktuar gjenetike se kur do t’i thinjen flokët, mirëpo studimet e paradokohshme tregojnë se folikulat e flokëve gjithashtu u nënshtrohen llojeve të ndryshme të stresit, që mund të rezultojnë me humbjen e pigmentit, përkatësisht të shpejtojnë shfaqjen e qimeve të thinjura.

Edhe pse nuk mund të ndodhë asgjë e keqe, këshilla jonë është të mos i shkulni të thinjurat, por t’i pranoni si pjesë përbërëse e moshës.

/Telegrafi/