LAJMI I FUNDIT:

Brendi i veshjeve moderne “Kujta&Meri”, prezanton veshjet dhe studion e tyre në Prishtinë

Brendi i veshjeve moderne “Kujta&Meri”, prezanton veshjet dhe studion e tyre në Prishtinë

‘Showroom’ i shumëkërkuar prej aq vitesh nga adhuruesit e veshjeve të punuara me stilin e njohur tashmë nga “Kujta&Meri”, gjen veten këtë sezon, duke përmbyllur me sukses krijimet më të reja, nga më të fundit nga ky brend.

Pas një pune voluminoze për të ardhur akoma më të fuqishëm, “Kujta&Meri”, do ta finalizojë sonte hapjen e ‘showroom’-it në Prishtinë, e cila do të prezantohet me një sërë veshjesh unike, të stilit glamour, të punuar me dorë dhe stil të veçantë nga brendi tashmë me më shumë se dy dekada.


Adhuruesit e veshjeve të brendit “Kujta&Meri” dhe të apasionuarit pas këtyre veshjeve, përpos të tjerash, i presin veshje të reja të punuara me detaje dhe stil mjaft elegant.

E gjithë kjo, tani së fundi, do të pasqyrohet përmes fotosesionit më të ri të koleksionit 2017/2018, e cila këtë radhë, pati nderin të prezantohet përveç modeleve të tjera, edhe nga këngëtarja e njohur Greta Koçi dhe artistja e grimit Elda Berisha.

Në këtë koleksion të ri, brendi KM vjen me një sërë risish në veshjet e reja, në të cilat dominojnë ngjyrat e hapura, të frymëzuara me stilin barocco të kohës moderne.

Tashmë “Kujta&Meri”, me ‘showroom’-in e tyre edhe në Prishtinë, më pranë adhuruesve të saj me plot risi dhe përkushtim korrekt ndaj klientëve te vet.

/Telegrafi/