LAJMI I FUNDIT:

Brenda vilës së famshme të Playboy (Foto)

Brenda vilës së famshme të Playboy (Foto)
-->

Dikur njihej si kryeqyteti i jetës së luksit, ku femra të bukura qëndronin me njerëz të famshëm dhe të pasur, ndërsa gjithçka monitorohej nga milioneri i çuditshëm Hugh Hefner.

Sot, ditët e famës së vilës së Playboy duket se janë shumë larg pasi edhe objekti u shit për më tepër se 100 milionë dollarë, pavarësisht se 90-vjeçari Hefner do të lejohet të jetojë deri në fund të jetës atje.

Bosi i Playboy Hugh Hefner

E ndërsa ditët e festave kanë mbaruar fotografi Jeff Minton ka sjellë në fotografi të vërtetën që fshihet pas magjepsjes dhe famës. /TCH/