LAJMI I FUNDIT:

Brenda metrosë së ndërtuar në 110 metra thellësi, të cilën Kim Jong-Un mund të përdor si strehë në rast të luftës (Foto)

Brenda metrosë së ndërtuar në 110 metra thellësi, të cilën Kim Jong-Un mund të përdor si strehë në rast të luftës (Foto)

Këto imazhe të shkrepura brenda metrosë së Phenianit që konsiderohet si metroja e ndërtuar në një thellësi prej 110 metra, mund t’i bëjë ballë sulmeve bërthamore në rast të ndonjë lufte që mund të shpërthejë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, pasi është në një thellësi dy herë më të madhe sesa bunkerët që ndërtohen për t’i bërë ballë bombave bërthamore.

Në këto imazhe shihen qytetarët e vendit më të izoluar në botë, duke shfrytëzuar metronë e cila ka dy linja me një gjatësi prej 30 kilometrave, që shtrihen nën kryeqytetin e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.


Punët në metronë e Phenianit kishin filluar në vitin 1968 kurse ishte inauguruar më 1973 nga Kim Il Sung, gjyshi i diktatorit aktual Kim Jong-un.

Tre armët e Kim Jong-Un, me të cilat Koreja e Veriut planifikon të “sulmojë” Shtetet e Bashkuara (Foto)
Lexo po ashtu Tre armët e Kim Jong-Un, me të cilat Koreja e Veriut planifikon të “sulmojë” Shtetet e Bashkuara (Foto)

Dhe derisa ata e përdorin çdo ditë këtë metro, do të thotë se ata gjithashtu mund të përdorin edhe si strehë në rast se tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut përshkallëzohen në një luftë të ashpër.

Trenat që lëvizin çdo ditë nëpër këtë linjë hekurudhore janë të vjetër të cilët ishin sjellë nga Gjermani në Korenë Veriore në vitin 1999. Por, zyrtarët e këtij vendi pretendojnë se ata trena janë ndërtuar nga koreano-veriorët, duke munduar ta fshehin vendin e saktë ku janë prodhuar.

Fotografi francez Eric Lafforgue ka arritur t’i shkrepë disa fotografi gjatë një udhëtimit në këtë vend ku vizitoi 17 stacionet e këtyre dy linjave hekurudhore nëntokësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori