LAJMI I FUNDIT:

Bregdeti mbushet me objekte misterioze (Foto)

Bregdeti mbushet me objekte misterioze (Foto)

Deti ka nxjerrë në disa bregdete të Francës, objektet misterioze që duken sikur janë shpuza të copëtuara.

Por, ato janë të forta dhe kanë masë të dendur, ndërsa lëshojnë aromë që ngjanë me parafinën, transmeton Telegrafi.


Nuk dihet se çfarë janë, apo nga kanë ardhur, teksa besohet se nuk janë gjallesa, por pjesë të shkëputura nga ndonjë anije.

Ekspertët kanë thënë se nuk janë të rrezikshëm për njerëzit apo kafshët, po që se nuk përpihen.

Tashmë kanë filluar hulumtimet dhe po studiohet struktura e tyre, për të zbuluar përmbajtjen. /Telegrafi/