LAJMI I FUNDIT:

Braktisi luksin për të jetuar si eremit – nën dhe! (Foto/Video)

Braktisi luksin për të jetuar si eremit – nën dhe! (Foto/Video)

Ish avokati rus Juri Aleksiv, qysh para pesë viteve kishte vendosur të bëjë ndryshim drastik në mënyrën e jetesës. Ai u largua nga qyteti dhe ndërtoi një shtëpi brenda një vrime 100 kilometra larg Moskës.

Ai ndërtoi një kasolle nga balta dhe druri, në të cilën jeton së bashku me lepurushin e tij të bardhë Petrushka, transmeton Telegrafi.

Këtë burrë të pazakontë e quajnë “Hobiti rus”, për shkak të dukjes, sjelljes dhe mënyrës së jetesës, por më shumë për shkak se është adhurues i madh Tolkienit dhe librave të tij rreth jetës së Hobitit.

Të gjitha paratë e kursyera, ish-avokati i ka shpenzuar në ndërtimin e shtëpisë së tij të re. Në kulmin e kasolles së tij gjenden panelet diellore përmes të cilave furnizohet me energji elektrike, por kjo nuk është e tëra, sepse ai është përkujdesur edhe për izolimin e saj me qëllim që të mos i futet shiu brenda.

Juri shumë shpejt u bë simbol i banorëve të kësaj zone, të cilët shpesh shkojnë tek ai për t’i lënë gjësendet me vlerë derisa qëndrojnë në qytet. Në kasollen e tij ekziston edhe një bibliotekë, më saktësisht biblioteka e quajtur “Worldwide Bookcrossing Library” në të cilën njerëzit huazojnë libra.

Arsyeja pse vendosi ta ndërmarrë këtë hap të guximshëm dhe ta lë profesionin e avokatit që të shndërrohet në një bibliotekist, është fakti se si avokat bënte një jetë me shumë presion, lodhej nga udhëtimet e vazhdueshme, dhe kështu në fund e kuptoi se nuk ishte i lumtur.

Tani ai bën një jetë të qetë dhe nuk mendon për gabimet që mund t’i bëjë, pasi që çfarëdo veprimi që bën nuk do të ketë pasoja të mëdha, për dallimi nga puna që dikur e bënte. /Telegrafi/