LAJMI I FUNDIT:

Braathu: Dialogu e vetmja zgjidhje

Braathu: Dialogu e vetmja zgjidhje

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i vështirë, por është e vetmja zgjidhje për përmirësimin e raporteve mes dy vendeve, ka thënë ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

“Mendoj se dialogu është shumë me rëndësi. Nuk ka opsion tjetër përpos dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, edhe pse e di që dialogu është kontrovers dhe shumë i vështirë. Dallimi mes raundit të parë të dialogut dhe raundit të fundit, është se tashmë ky dialog ka përkrahjen edhe të Kuvendit të Kosovës përmes Rezolutës. Dialogu është një hap shumë i madh, por fjala kyçe është implementimi. Mund të them se nga përvoja e raundit të parë ishte se zbatimi nuk ishte i mirë, por shpresojmë dhe presim që tashmë do të jetë ndryshe. Indikacionet e para nga IBM-ja thonë se zbatimi i IBM-së po shkon mirë, por ne duhet të presim dhe të shohim. Çdo marrëveshje që arrihet duhet të zbatohet, ndryshe nuk ka kuptim”, ka thënë Braathu në një intervistë për RTK.

Lidhur me mundësinë e heqjes se regjimit tw vizave pwr qytetarwt e Kosovws në vitin 2013, ambasadori norvegjez ka thënë se ky proces varet nga BE-ja dhe shtetet e zonës Shengen.


“Siç e dini, kohën e fundit ka probleme në zonën e Shengenit, ka kërkesa për azil politik, sidomos nga qytetarët nga Serbia , të cilët po bëjnë kërkesa për azil politik në Gjermani, Francë, Suedi etj., dhe ka një diskutim brenda zonës Shengen që liberalizimi i vizave të suspendohet për Serbinë, dhe kjo do të ketë ndikim edhe për Kosovën, sepse shtetet e Shengenit janë shumë nervoze për shkak të këtij trendi për kërkesat për azil politik. Jam i sigurt që Qeveria e Kosovës do të punojë shumë në implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ne po shohim që ata po punojnë shumë dhe jam i bindur që një përpjekje e madhe do të bëhet edhe në vitin e ardhshëm. Por, duhet të presim, të shohim. Janë disa gjëra që Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë”, ka thënë ai.

Ai tha se Norvegjia vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha format.

“Gjate vitit 2012 Norvegjia e ka ndihmuar Kosovën me 11 milionë euro. Kemi qenë të fokusuar për të ndihmuar më shumë në reformën e drejtësisë, gjithashtu edhe në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe edukim”, ka thënë ambasadori Braathu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori