LAJMI I FUNDIT:

BQK po shndërrohet në bankë të PDK-së

BQK po shndërrohet në bankë të PDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kërkon edhe nga ndërkombëtarët që janë prezent në Kosovë që të ja tërheqin vërejtjen Qeverisë së Kosovës që mos të emëroj njerëz partiak nëpër pozitat që duhet të jenë të pavarura nga politika. Ky subjekt konsideron që partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një mënyrë apo tjetër po i ndihmon Qeverisë me qëndrimin e tyre në seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se Kosova dëshiron të jetë demokratike, por siç ka thënë ai fatkeqësisht me zhvillimet që janë veçmas për përzgjedhjet që po bëhen nëpër borde nuk ka lidhje me shtet demokratik.

Ai ka thënë se këtu ka politizim të gjitha bordeve, e së fundi edhe ai i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ashtu edhe për pozitën e guvernatorit, që njëri nga kandidatët është Bedri Hamza. “Këtu është momenti me thënë edhe fjalën e vet edhe ata ndërkombëtar që i kemi prezent dhe me thënë që nuk bënë kësisoj, që një njeri që deri dje ka qenë ministër dhe është në struktura të partisë me u bërë guvernator banke, kjo lidhje nuk ka me institucionin e pavarur në këtë rast të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Përkundrazi ajo bankë shndërrohet në bankë të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Beqiri.


Ndërkohë, në lidhje me qëndrimin e AAK-së në seancën e fundit, Beqiri ka thënë se kjo parti në mënyrë direkte apo indirekte po e ndihmon Qeverinë. “Deshëm nuk deshëm direkt-indirekt po e ndihmon që të ecën do të vendime që mendojmë ne që nuk do të duhej të shkonin. Por është një e drejt ekskluzive dhe elementare që i takon në këtë rast një subjekti politik që të merr vendime dhe nuk përzihemi shumë”, ka thënë Beqiri, raporton Kp.

Ndryshe, në seancën e mbajtur me 1 mars pritet të jetë në rend të ditës edhe përzgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ku në garë janë Bedri Hamza, ish-ministër i Financave dhe Gani Gërguri që deri më tash ka qenë në pozitën e guvernatorit. /Telegrafi/