0Shares

Është e tëra Mercedes linja e parë e nisjes për Çmimin e Madh të Bahreinit. Këtë herë jo me Hamilton të parin, por me pilotin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas.

Ishte xhiroja e fundit ajo që i dha “pole position” Bottas me kohën 1:28:769, ndërsa Hamilton po ndjehej i sigurt me 1:28:792.

Hamilton kishte fituar dy vite radhazi “pole position” në Bahrein, por këtë herë është thyer nga shoku i tij i skuadrës.

Menjëherë pas dyshes së Mercedes, do të niset Vettel e pas tij Ricciardo. Vetëm vendi i pestë në nisje për pilotin tjetër të Ferrarit, Raikkonen.

Gara do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:00.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)