LAJMI I FUNDIT:

Borxhi në Shqipëri, i rrezikshëm

Borxhi në Shqipëri, i rrezikshëm

Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të regjistrojë një rritje ekonomike anemike prej rreth 1.2 për qind, ndërkohë që shtetet, veçanërisht Shqipëria, duhet të bëjnë kujdes me borxhin e lartë publik, i cili ka arritur nivele të rrezikshme. Është ky paralajmërimi që vjen përmes raportit të fundit të Bankës Botërore mbi ekonomitë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (EAQ).v

“Borxhi publik është në nivele me mundësi rreziku në disa vende në rajon (Hungaria – 76 për qind, Shqipëria – 62 për qind, Polonia– 56 për qind, Serbia – 54 për qind, Kroacia dhe Sllovenia – 53 për qind) dhe paraqet një barrë të rëndë mbi financat publike”, shkruhet në raport. Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, recesioni i zgjatur dhe ringritja e ngadaltë e rritjes ekonomike e përkeqësojnë më tej papunësinë e vazhdueshme në disa pjesë të rajonit, gjë që nga ana e saj ka pasoja afatgjata për konkurrueshmërinë dhe përfshirjen sociale në rajon. Raporti nënvizon gjithashtu se, krijimi i vendeve të punës ka qenë i ngadaltë në rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas krizës.

Papunësia mbetet me kokëfortësi në nivele të larta në EQL dhe vazhdon të rritet në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që po ulet pak në CIS dhe Turqi. Papunësia e të rinjve është veçanërisht shqetësuese, si dhe papunësia afatgjatë, kur njerëzit janë të papunë për më shumë se 12 muaj.


Banka rekomandon në raport veprime në tri fusha kryesore të politikave: rifillimi i rritjes ekonomike të qëndrueshme, duke siguruar faktorët themelorë makro për ringritjen ekonomike dhe duke rimarrë shpejtësinë e reformave përpara krizës; mundësimi i krijimit të vendeve të punës të udhëhequr nga sektori privat, duke eliminuar pengesat ndaj zgjerimit të biznesit dhe sipërmarrjes; përgatitja e punëtorëve për vende të reja pune, duke ndihmuar punëtorët të fitojnë aftësi për vendet moderne të punës dhe duke bërë pagesën formale të punës nëpërmjet heqjes së faktorëve shkurajues dhe barrierave ndaj punës. /Telegrafi/