LAJMI I FUNDIT:

Borsh, sherr me thika, një i vdekur

Borsh, sherr me thika, një i vdekur

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Borsh. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se disa të rinj po nga fshati Borsh janë grindur me njëri-tjetrin dhe sherri ka përfunduar duke nxjerrë armët e ftohta, ku për pasojë një 24-vjeçar ka ndërruar jetë nga plagët e marra nga thikat.


Tre prej tyre janë plagosur.

Policia po punon për zbardhjen e plotë te ngjarjes. /Telegrafi/