LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Zënka me Allegrin i takon të kaluarës

Bonucci: Zënka me Allegrin i takon të kaluarës
Getty Images

Leonardo Bonucci ka thënë se fitorja prej 4-0 kundër Genoas ishte një përgjigje e rëndësishme pas euforisë së eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi shënoi një gol spektakolar në fitoren që e afron Juventusin drejt titullit të radhës në Serie A.


“Ishte një goli mrekullueshëm, është keq që menjëherë pas e humba një tjetër. Ishte e rëndësishme që të bënim një reagim të këtillë, pas euforisë së javës së kaluar në Ligën e Kampionëve”.

Juve bindshëm marshon drejt titullit (Video)
Lexo po ashtu Juve bindshëm marshon drejt titullit (Video)

“E dëshmuam edhe një herë se jemi një ekip i shkëlqyer që lë prapa të shkuarën dhe angazhohet ta ndërtojë të ardhmen”, ka deklaruar Bonucci për Mediaset Premium.

Bonucci ka folur edhe për zënkën me Massimiliano Allegrin që i kishte kushtuar me lënie në tribuna.

“Ajo që ndodhi me Allegrin na bëri më të fortë, edhe si grup edhe mua personalisht. Diçka e tillë na dha një shtesë të madhe për fazën përfundimtare të sezonit, ku na pret një muaj vendimtar dhe ne mund të provojmë të fitojmë gjithçka”, ka shtuar qendërmbrojtësi. /Telegrafi/