LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Në Napoli për të fituar

Bonucci: Në Napoli për të fituar

Juventusi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të regjistruar fitore përballë rivalit kryesor për titull, Napolit – ka deklaruar mbrojtësi Leonardo Bonucci.

Zonja e Vjetër është gjashtë pikë përpara përcjellësit të saj të parë, ndërsa me fitore eventuale të premten do ta shtonte në nëntë diferencën e pikëve.

“Tash kemi gjashtë pikë përparësi ndaj Napolit dhe kjo duhet të na japë besim për udhëtimin në San Paolo.


“Do të shkojmë në Napoli me qëllimin për të fituar dhe do ta zhvillojmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Ky është objektivi jonë, të jemi Juventusi”, ka deklaruar italiani. /Telegrafi/