LAJMI I FUNDIT:

BONEVET Kampi veror tani edhe në Prishtinë!

BONEVET Kampi veror tani edhe në Prishtinë!

Edhe Prishtina tani e ka Hapësirën e saj krijuese BONEVET

Hapësirën që tashmë e njohin të gjithë pas suksesit madhështor të krijimit të makinës së parë elektrike në Kosovë, të realizuar në këtë hapësirë në Gjakovë.


Kësaj here do të fillojmë pak më ndryshe. Kampet verore do të jenë prijëset e punës së Hapësirës Krijuese BONEVET Prishtina.

Ky kamp veror është një mundësi e veçantë e zbulimit të aftësive, argëtimit , krijimit të shoqërive të reja dhe të shfrytëzimit të mirëfilltë të kohës gjatë ditëve të pushimeve verore.

Kampi veror i cili do të mbahet gjatë datave 14-18 gusht dhe 21-25 gusht do të përfshijë aktivitete të ndryshme lidhur me teknologjinë, artin dhe muzikën.

Ky kamp veror do t’u mundësoj fëmijëve të grupmoshave 7-13 vjeçar të marrin njohuri rreth teknologjisë bashkëkohore.

Njohuritë e veçanta si mësimi i punës së 3D Printerit, krijimi i lojërave me gjuhën programuese Scratch, ndërtimi i instrumenteve muzikore me Legomindstorm dhe i skenës muzikore me littleBits, do të jenë jo vetëm aktivitete edukative por edhe shumë argëtuese në të njëjtën kohë.

Dhe jo vetëm kaq. Kampi Veror BONEVET Prishtina 2017 është mikpritës edhe për fëmijët nga diaspora.

Bëhu edhe ti pjesë e kampistëve të BONEVET Prishtina për të kaluar verën tënde të paharrueshme.

Detajet e tjera dhe forma e aplikimit mund t’i shihni në ueb-faqen kryesore: http://kampiveror.bonevet.education/product/kampi-veror-teknologjia-arti-dhe-muzika/