LAJMI I FUNDIT:

Bombë në derën e një banese në Shkodër

Bombë në derën e një banese në Shkodër

Policia e Shqipërisë në Shkodër ka njoftuar se një shpërthim bombe ka ndodhur në derën e një apartamenti në Shkodër, por fatmirësisht pa viktima. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.

“Ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit, – njoftoi Policia, – se në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në pallatin dykatësh, tek dera e jashtme e banesës shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shpërthim i dyshuar lende plasëse, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i korridorit të banesës tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/