LAJMI I FUNDIT:

Bomba nga Spanja: Neymar luan në El Clasico?

Bomba nga Spanja: Neymar luan në El Clasico?

Edhe pse është i suspenduar për tri ndeshje, megjithatë Neymar mund të luajë në El Clasico ndaj Real Madridit.

Siç raporton AS, Tribunali Sportiv i Spanjës nuk ka arritur të mbledhet në kohë për takimin në ora 12:00 i paraparë sot (e shtunë) në mënyrë që të marrë vendimin definitiv për apelin e Barcelonës.


Në këtë mbledhje të Tribunalit Sportiv që njihet si TAD, presidenti nuk ka arritur t’i mbledhe edhe dy anëtarët për të marrë vendimin.

Për këtë arsye, nuk është marrë ende asnjë vendim për apelimin e Barcelonës për suspendimin e Neymar për tri ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Malagas.

Si arsye, presidenti i TAD e theksoi vonesën e Barcelonës në dërgim të apelit, këtë Barcelona e bëri fiks në orën 16:00 të premtën, që ishte afati i fundit prej 15 ditësh për apelimin e këtij vendimi dhe një orë pasi përfundoi orari i punës në TAD.

Barcelona zhvilloi seancën e fundit stërvitore, Neymar prezent (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona zhvilloi seancën e fundit stërvitore, Neymar prezent (Foto)

Sipas AS, Barcelona e përdori këtë strategji që në momentet e fundit ta dërgojë apelin për Neymar në TAD, në mënyrë që të mos ketë kohë TAD të mblidhet për të shqyrtuar apelin dhe për të dhënë sqarime Barcelonës pse ka refuzuar apelimin e vendimit për suspendim për tri ndeshje.

Ashtu edhe ndodhi, TAD nuk arriti të mblidhej në kohë dhe sipas një rregulli në Federatën Spanjolle të Futbollit, nëse TAD nuk arrin që për 48 orë t’ia kumtojë vendimin Barcelonës, atëherë klubi katalanas mund ta vë në fushë Neymarin, pasi që nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar.

Deri atëherë besohet se TAD do të provojë të bëjë një mbledhje urgjente në mënryë që t’ia kumtojë vendimin për mos lejim të paraqitjes për Neymar në mënyrë telefonike apo me e-mail, ashtu siç e caktojnë rregullat, por nëse kjo nuk ndodh, rregulli tjetër i federatës ja mundëson Barcelonës që të vë në fushë Neymarin, me që nuk ka marrë asnjë vendim zyrtarisht.

Në këtë rast, nëse Neymar luan, atëherë pritet që Real Madridi të protestojë dhe ky rast të shkojë në gjykatën ndërkombëtare për arbitrim sportiv të njohur si CAS.

Vet Neymar ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të së shtunës në qendrën stërvitore Tito Vilanova dhe pritet të grumbullohet e të niset drejt Madridit, çka tregon qartë për një skenar mirë të planifikuar nga klubi i Barcelonës për të shfrytëzuar vakumin ligjor dhe pamundësinë e një vendimi nga TAD.

Paraqitja e Neymar mund të jetë lajmi më i mirë për Barcelonën pas paraqitjeve të tij të mira të treguara së fundmi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori