LAJMI I FUNDIT:

BMW prezantoi veturën M550d xDrive me 400 kuaj fuqi (Foto)

BMW prezantoi veturën M550d xDrive me 400 kuaj fuqi (Foto)

BMW ka prezantuar versionin më të fuqishëm dizel të serisë së re 5 me motor prej gjashtë cilindrash.

Agregati 3.0 litra me ndihmën e 4 turbo-mbushësve prodhon madje 400 kuaj fuqi dhe 760 Nm të rrotullimeve të momentit.  BMW M550d xDrive do të jetë në dy variante – si limuzinë dhe karavan. Versioni i limuzinës prej 0 deri 100 km/h i arrin për 4,4 sekonda, derisa karavani të njëjtën shpejtësi e zhvillon pas 4,6 sekondash, transmeton KosovaPress.  Shpejtësia maksimale e të dyja versioneve është e kufizuar në 250 km në orë.

BMW M550d xDrive ka sistem Integral Active Steering.  Versioni i limuzinës do të paraqitet në tregun evropian në korrik, ndërsa karavani në sallonet e shitjes do të arrijë kah fundi i vitit. Çmimet tash për tash nuk janë bërë të ditura.