LAJMI I FUNDIT:

BMW nuk tregon se duket M8, zbulon sa kuajfuqi do të ketë (Foto)

BMW nuk tregon se duket M8, zbulon sa kuajfuqi do të ketë (Foto)

Prodhuesi gjerman BMW, nuk ia ka hequr ende modelit M8 shtresat e kamuflazhit, ndërsa ka prezantuar disa fotografi zyrtare të kësaj makine.

Por, është bërë e ditur se nga motori 4.4-litra turbo-dyshe V8, do të prodhohen 615 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Këto lajme janë bërë të ditura, vetëm pak kohë pasi reporterët e kapën këtë model, derisa ishte në fazën e testimit.

Mësohet se ky M8 do të jetë rivale me Porsche 911, Mercedes-AMG GT dhe disa makina nga Aston Martin. /Telegrafi/