LAJMI I FUNDIT:

BMW ndalon së prodhuari modelin M4 GTS (Foto)

BMW ndalon së prodhuari modelin M4 GTS (Foto)

Më 28 nëntor të këtij viti, BMW e ka prodhuar makinën e 830-të dhe të fundit të modelit M4 GTS.

Megjithëse ishte paraparë që në fazën e parë të prodhoheshin 700 njësi për shitje, si dhe 130 të tjera për postpoduksion, medie dhe demonstrim, kompania ka vendosur ta ndalojë prodhimin e kësaj veture, transmeton Telegrafi.


Duke marrë parasysh se çmimi nga 200 mijë dollarë është shumë i lartë dhe automobili nuk ofron aq shumë, është vendosur të mos vazhdohet me krijimin e të tjerave.

Sipas të gjitha gjasave, klientët nuk kanë qenë aq të kënaqur, duke mos dashur të blejnë këto automobila, sa do që ishin luksoz dhe sportiv.

Me anë të një komunikate, kompania gjermane ka bërë të ditur se më nuk do të ketë M4 GTS, ndërsa ky model mund të zëvendësohet me një tjetër. /Telegrafi/

bmw-ndalon-se-prodhuari-m4-gts-foto-2