0Shares

Pas premierës së gjeneratës më të re të serisë së pestë BMW, adhuruesit e versionit M sportiv të kësaj limuzine me padurim presin pasuesin e BMW M5. Modeli i ri M5 do të ketë motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8 benzinë që krijon madje 600 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Motori është i lidhur me ndërruesin automatik të shpejtësive M Steptronic, i cili mundëson që vetura të arrijë shpejtësinë 100 km në orë për 3,5 sekonda.

Sistemi i motorit është i pajisur me tri mënyra të vozitjes: 2WD, 4WD dhe 4WD sport.  Nëse përzgjidhni të parin, sistemi xDrive çaktivizohet dhe BMW M5 shndërrohet në “sportist” të vjetër.

BMW M5 i ri do të ketë premierën gjatë vitit 2017, në sallonin e veturave në Frankfurt, në shtator, ndërsa në sallonet e shitjes do të arrijë deri në fund të vitit.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)