LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Çdo shqiptar ka 2630 euro borxh

Blushi: Çdo shqiptar ka 2630 euro borxh

Drejtuesi i LIBRA-s, Ben Blushi ka folur me shifra duke treguar se sa është borxhi që ka çdo shqiptar nga luksi i shfrenuar i Qeverisë.

Sipas Blushit, 1.5 miliard euro që janë marrë borxh nga Qeveria, janë investuar për zyra, mobile, fasada.

Ky borxh i shfrenuar ka rritur me 482 Euro borxhin e çdo qytetari, thotë Blushi, duke e çuar shifrën në 2630 Euro në total.

Postimi i Blushit në Facebook:

Çdo shqiptar ka 2630 euro borxh.

Në tre vitet e fundit kam folur shpesh për rritjen e borxhit publik. Qeveria ka marrë shumë borxhe për arsye të papërligjura. Deri më sot asnjëherë nuk është bërë e ditur, se ku kanë shkuar afro 1 miliard e gjysmë euro që janë marrë hua. Kryesisht janë kthyer në zyra, mobile, tapiceri, pllaka,fasada, stadiume,pishina, kulla dhe luks primitiv. Secili prej nesh sot paguan me shumë borxh se tre vjet më parë. Nëse ne vitin 2013 çdo shqiptar e kishte pjesën e vet te borxhit 2148 euro, sot e ka 2630 euro.

Kjo do të thotë se në tre vjet secilit i është rritur borxhi me 482 euro. Natyrisht rritja e pagave dhe pensioneve nuk është 482 euro për frymë. Ky është bilanci ekonomik i Rilindjes. Me para borxh blejmë manikyrin para sapunit. Edhe një fëmijë që lind sot duhet te paguajë 482 euro për manikyrin e Rilindjes! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori