LAJMI I FUNDIT:

Bloza ngroh planetin – paralajmërojnë ekspertët

Bloza ngroh planetin – paralajmërojnë ekspertët

Roli i blozës në ngrohjen globale mund të nënvlerësohet, por një përpjekje e madhe në zvogëlimin e saj mund të na jap lehtësim klimatik për disa dekada vijuese.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Geophysical Research Atmospheres, efekti direkt në ngrohjen globale i blozës (ndryshe i quajtur edhe karbon i zi) mund të jetë rreth dy herë më i madh se vlerësimet e kaluara. Karboni i zi besohet të ketë një efekt në ngrohjen globale prej 1.1 w/m2 ose 2/3 e efektit ngrohës të dioksidit të karbonit. Këto krahasime tregojnë që mund të ketë potencial më të madh të zvogëlimit të ndikimit në ngrohjen globale duke reduktuar emetimin e blozës.

Sipas profesorit Piers Forster nga Universiteti i Leeds ekzistojnë mundësi të mëdha të ftohjes së klimës duke zvogëluar emetimin e blozës mirëpo rezultati nuk mund të jetë i menjëhershëm.
“Zvogëlimi i emetimit që vie nga motorët dizel, nga drurët që përdoren për ngrohje dhe nga thëngjilli do të ishte fillim i mbarë pasi si shpërblim janë një varg përfitimesh shëndetësore dhe klimatike.
Nësë do të bënim gjithçka që duhet për të zvogëluar këto emetime, do të ua blenim vetes një gjysmë shkalle më pak nxehtësie ose disa dekada pushime.”
Megjithatë, ndër shkaktarët kryesor të ngrohjes globale janë djegiet e savanave dhe pyjeve mirëpo motorët dizel numërojnë poashtu rreth 70 për qind të emetimit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine.
Djegiet dhe zjarri nga vendbanimet kontribojnë me 60 deri në 80 për qind në emetimet aziatike dhe afrikane përderisa djegiet e thëngjillit janë gjithashtu burim i konsiderueshëm i blozës në Kinë, Evropën Lindore dhe në ish Bashkimin Sovjetik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori