LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet “Balena e kaltër” në rrjetin e Kosovës

Bllokohet “Balena e kaltër” në rrjetin e Kosovës

Me iniciativën e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe bashkërendimin e veprimeve me ofruesit kryesorë të internetit në Kosovë, ka filluar bllokimi i qasjes në aplikacionin e quajtur ‘Balena e Kaltër’ (Blue Whale).

Pas paraqitjes së rasteve të para të shkarkimit të lojës morbide ‘Balena e Kaltër’, e cila krijon varësi tek ata që e shkarkojnë dhe përmes shantazhit, administratorët e saj detyrojnë përdoruesit të kryejnë veprime të frikshme deri në vetëvrasje, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë veprime koordinuese me institucionet përgjegjëse, e në veçanti me kompanitë private që ofrojnë internet brenda vendit, me qëllim të bllokimit të qasjes nga shfrytëzuesit e rrjetit që ofrohet nga katër operatorët kryesorë, si: Vala, Ipko, Kujtesa, Artmotion, thuhet në njoftimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, transmeton Telegrafi.


Agjencia, me këtë rast, njofton publikun që nga dita e djeshme, operatorët që ofrojnë internet në tregun e Kosovës, sipas kërkesës së saj, kanë filluar bllokimin e të gjitha faqeve përmes së cilave ka pasur mundësi të shkarkohet kjo lojë morbide.

“Nga orët e para të ditës së shtunë kanë filluar të vijnë raportime nga këta operatorë lidhur me bllokimin e qasjes në këtë aplikacion. Presim që gjatë ditëve në vijim të pranojmë raportime të reja rreth bllokimit të plotë të çfarëdo qasjeje në këtë aplikacion”, thuhet në njoftim.

“Agjencia i ka dhënë përparësi urgjente kësaj çështjeje duke marrë shkas nga keqpërdorimi i të dhënave personale që bëhet me rastin e shkarkimit të këtij aplikacioni, ku parakusht i administratorëve është deponimi i të gjitha të dhënave që lidhen me përdoruesin, përmes të cilave, pastaj, administratorët e këtij aplikacioni shantazhojnë përdoruesin me 50 detyrat e dhëna, deri në detyrimin për të bërë vetëvrasje”, thuhet në njoftim.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me këtë rast ka falënderuar bashkëpunëtorin e saj të jashtëm për çështje kibernetike, Naim Kërçagu për mbështetjen e ofruar në këtë operacion.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori