LAJMI I FUNDIT:

Bllaca: Urdhërdhënësit e vrasjeve janë në parlament

Bllaca: Urdhërdhënësit e vrasjeve janë në parlament

Të gjithë veprimtarët e LDK-së që janë vrarë pas luftës në mënyrë tinëzare janë vepra të PDK-së dhe të SHIK-ut. Këtë nuk mund ta mohojë asnjë prokuror me të cilët kam pasur takime tash e tri vjet”, pohon Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë ish-agjent i SHIK-ut.

Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Bota sot”,që e transmeton “Koha”, Bllaca thekson se “ka agjentë të SHIK-ut që kanë marrë pjesë në vrasje të shumë figurave të LDK-së”, të cilët, sipas tij,“tash janë strehuar në institucione në Qeveri, në Polici, në Postë e në shumë vende të tjera”.

Bllaca thotë se “vrasjet e veprimtarëve të LDK-së kanë qenë enigmë e heshtur” dhe se njerëzit hezitonin ta drejtonin gishtin, deri me daljen e tij në publik.

“Të gjithë veprimtarët e LDK-së që janë vrarë pas luftës në mënyrë tinzare, janë vepra të PDK-së dhe SHIK-ut. Këtë nuk mund ta mohojë asnjë prokuror me të cilët kam pasur takime tash e tre vjet”.

Sa i përket vrasjes së Xhemajl Mustafës, Bllaca thotë se ka dëgjuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës.

“Kuptohet që në atë kohë ka qenë krenari të dëgjosh nga ndonjë shok i skuadrës sime për një vrasje politike, mirëpo tash ndihem tepër i turpëruar se çfarë figurash u vranë nga dora e zezë e SHIK-ut, edhe pse unë nuk kam marrë pjesë në rastin e Xhemajl Mustafës”.

Bllaca tha se “arrestimi i autorëve të vrasjes së Xhemajl Mustafës do të jetë tërmet 10 ballësh për një parti politike”, duke përsëritur se “në Parlament janë urdhërdhënësit që dhanë urdhra për të gjitha vrasjet politike në Kosovën e pasluftës. Edhe sot unë nuk lëviz nga pozicionet e mia të vitit 2009”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori