LAJMI I FUNDIT:

Blerand Stavileci festoi me sport ditën e fëmijëve

Blerand Stavileci festoi me sport ditën e fëmijëve

Ushtruesi i detyrës i ministrit për zhvillim ekonomik, Blerand Stavileci, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar ditën e fëmijëve.

Ai është parë në qendrën e tenisit në Prishtinë, me fëmijët e tij dhe të tjerë duke luajtur tenis.


Një pasion i pa shuar i ministrit sporti, e në veçanti tenisi, që tash ai e shfrytëzoi për të promovuar se sporti është rruga që duhet të ndjekin fëmijët.

Vet Stavileci vazhdon të drejtojë më sukses klubin e basketbollit të Prishtinës ku si president ka udhëhequr klubin e kryeqytetit drejt dhjetëra trofeve. /Telegrafi/