LAJMI I FUNDIT:

Blakçori, njeriu i derbit të Gjilanit

Blakçori, njeriu i derbit të Gjilanit

Njërin nga përforcimet më të mira këtë vit në Superligën e Kosovës, padyshim që e ka bërë skuadra e Gjilanit.

Bardh e kuqtë transferuan mbrojtësin e majtë, Ilir Blakçorin i cili shpejt ia mori zemrat tifozëve Skiftarat.


Me ndeshjet e tij të mrekullueshme në krahun e majtë, sot Iliri po vlerësohet si njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Kosovë.

Ai ka shkëlqyer në tri ndeshjet derbi me Gjilanin, duke u bë i pakalueshëm në mbrojtje dhe duke organizuar shumë aksione në sulm.

Edhe në ditën e djeshme ndaj Dritës në barazimin 1-1, Blakçori ishte më i miri në fushë së bashku me Gëzim Rusin dhe Betim Haxhimusën.

“Më vije keq që nuk arritëm të fitonim këtë ndeshje, pasi ishte e veçantë si për ne futbollistët ashtu edhe tifozët tanë Skifterat”, deklaroi Blakçori për Telegrafin.

Festa e futbollistëve të Gjilanit pas golit të epërsisë

Këmbëshpejti flet edhe për lojën e tij fantastike të zhvilluar dje, ku mori lëvdata të shumta pas ndeshjes.

“Detyra ime është të jap maksimumin kur të futëm në fushë, pa marrë parasysh kundërshtarin se cili është ai”.

“Kam marrë shumë lëvdata pas ndeshjes, por unë po e bëjë vetëm punën time dhe mundohem që gjithmonë të përmirësohem më shumë”, vazhdoi tutje Blakçori.

Ai ka kontratë me Gjilanin deri në fund të këtij stinori, por nuk mund të flet për të ardhmen edhe pse u kërkua me ngulm nga Prishtina në janar.

“Unë jam një futbollist i Gjilanit momentalisht dhe do të jap maksimumin për këtë fanellë”.

“Të ardhmes nuk i dihet, por them se dëshira ime është të dal në një kampionat më të fortë”, tha Blakçori.

Edhe në derbit e kaluar, llapjani ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa gjatë ditës së djeshme ai mori lëvdata të shumta dhe tifozët e tij e pagëzuan me emrin ‘Njeriu i derbit’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori