LAJMI I FUNDIT:

Bizneset nuk dinë sa do të paguajnë me ndryshmin e tarifave të rrymës

Bizneset nuk dinë sa do të paguajnë me ndryshmin e tarifave të rrymës

Zyrtarët nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), kanë mbajt takim sot me përfaqësues të bizneseve, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Këta të fundit kanë kuptuar se nga një 1 prilli do të hiqen tarifat sezonale, ndërsa, nuk kanë arritur të kuptojnë strukturën tarifore që duhet të paguajnë për tarifat ditore dhe të natës.


Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij, në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në treg janë edhe dy kompani furnizuese. /Telegrafi/