LAJMI I FUNDIT:

Projekti që thyen tabutë, Alban Ramosaj shpalos të vërtetën e këngës së re (Foto)

Projekti që thyen tabutë, Alban Ramosaj shpalos të vërtetën e këngës së re (Foto)

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj të dielën do të sjellë me klip, projektin e tij më të ri muzikor “Bitchi mesnatës”.

Nga vet titulli mund të kuptojmë se kënga e re e këngëtarit do të jetë mjaft provokuese dhe e veçantë, ndërsa në një prononcim për Telegrafin, Ramosaj ka shpalosur detajet e këtij projekti.


“Kam përfunduar punën për projektin e ri “Bitchi mesnatës”, një këngë e cila nuk flet për një individ të specifikuar, por për disa atribute specifike që shumë individë i kanë, dhe përfundojnë duke qenë një person në fund të natës. Të gjitha këto të ekstraktuara nga disa rrugëtime ‘lidhjesh’ që kam pasur dhe kam dëgjuar”, tha Alban Ramosaj për Telegrafin.

Teksti i këngës “Bitchi Mesnatës” nga Alban Ramosaj

Në vazhdimin e bisedës, artisti tregoi edhe për punimet rreth këngës, të cilat shumica janë bërë me prekje nga ai, ndërsa incizimi në një ndër studiot më të njohura në Shqipëri.

“Vijën melodike dhe tekstin e këngës i kam punuar vet, ndërsa produksionin e kam punuar me Tull Productions, të cilët njëherit janë edhe producentët e këngës tjetër times, “A më do”, dhe kemi disa projekte tjera së bashku që presim t’i finalizojmë”, tregon më tej Ramosaj.

Por, a është kënga “Bitchi Mesnatës”, një projekt +18?

“Vulosjen +18 projektit nuk ia jap dot personalisht, sepse realisht ne shqiptarët jemi të rritur para moshës tonë (qesh), edhe nuk e di nëse është numri i duhur”.

Klipi i këngës “Bitchi mesnatës” pritet të jetë një klip interesant dhe mjaft special. Për këtë arsye, Albani tregon se ai dhe stafi kanë marrë rrugën drejt Turqisë, për të realizuar së bashku disa nga skenat e tij.

Të gjitha lajmet nga Alban Ramosaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Ramosaj

“Xhirimet kanë zënë vend në Tiranë, përreth saj, dhe disa në Stamboll. Mbase ‘ndryshe’ mund ta konceptojë publiku dhe shikuesit e rinj këtë klip. Mirëpo personalisht besoj se jam po i njëjti që kam qenë dhe në këngët e kaluara, por në këtë të fundit reflektoj një tjetër faqe timen”, përfundoi Alban Ramosaj për Telegrafin.

Ndërkohë, përmes rrjeteve sociale, këngëtari i ka njoftuar fansat me disa prej pamjeve ‘të koduara’ të klipit “Bitchi mesnatës”, që do të publikohet i plotë për fansat këtë të diele. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori