LAJMI I FUNDIT:

Biserko: Platforma e Serbisë – humbje kohe

Biserko: Platforma e Serbisë – humbje kohe

“Beogradi nuk mund të pres më shumë se ajo që parashihet me Planin Ahtisaari, që është maksimumi që mund të arrihet në rrethanat ekzistuese. Është çështje tjetër se kur Beogradi do të pajtohet me realitetin në Kosovë, ka thënë kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, duke folur për platformën serbe për Kosovën.

“Mendoj se kjo platformë është mjaft dekurajuese duke e ditur se çfarë pritet nga Serbia në drejtim të kandidaturës (për anëtarësim në BE). Platforma përbën një lloj regresi, sepse ajo e trajton Kosovën thuajse s’ka ndodhur asgjë në ndërkohë-nuk njihet pavarësia e Kosovës e nuk flitet për një lloj përmirësimi për jetën e serbëve në veri. Ka një konsensus për këtë në mes të presidentit dhe kryeministrit, Ivica Dacic, por ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për vetëqeverisje dhe se gjatë dialogut me Prishtinën do të shqyrtoheshin aspekte të tjera” tha Biserko në një intervistë për REL.

Ajo tha se bashkësia ndërkombëtare, kryesisht BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim mbi platformë.


“Duket se ata nuk janë të kënaqur me këtë formë, ndërsa presin që të dalë diçka tjetër. Është mjaft e qartë që Prishtina nuk do ta pranojë këtë platformë si pikënisje, sepse shkon përtej pritjeve të tyre dhe asaj mbi të cilën është arritur pajtim në bisedimet e fundit ndërmjet dy kryeministrave të Kosovës e Serbisë”.

E pyetur nëse pas publikimit të platformës, do të ketë vazhdim të dialogut në janar, siç është paralajmëruar, Biserko thotë se nuk mund të ketë bisedime mbi bazën e kësaj platforme.

“ Prishtina dhe Beogradi i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Pritet që Beogradi të lëvizë përpara dhe do të jetë e rëndësishme të shihet se si Ivica Daçiq do ta trajtojë këtë platformë dhe se si do t’i qaset Prishtinës gjatë javëve të ardhshme. Kemi para vetes një pauzë – Kërshëndellat, Viti i Ri dhe festat e fundvitit, por pastaj Beogradi duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës nëse dëshiron ta marrë nisjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ajo.

Më tej Biserko tha se BE-ja dhe Washingtoni janë mjaft të qartë në pritjet e tyre nga rezultati i dialogut

“Kosova është e pavarur. Presin përmirësime vetëm për serbët në veri të Kosovës, por jo Republika Srpskan, të cilën e synon Beogradi. Andaj, bëhet fjalë për korrektimin e Planit të Ahtisaarit që është maksimumi për cilindo minoritet. Mendoj se minoritetit serb në Kosovë i është ofruar maksimumi që mund t’i ofrohej ndonjë minoriteti në Ballkan apo kudo tjetër…
… Beogradi nuk mund të presë më shumë dhe ky është maksimumi që mund të arrihet në rrethanat ekzistuese. Është çështje tjetër se kur Beogradi do të pajtohet me realitetin në Kosovë”, ka thënë Biserko. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori