LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet e grupeve në Bruksel – vazhdojnë edhe nesër

Bisedimet e grupeve në Bruksel – vazhdojnë edhe nesër

Në selinë e shërbimit të jashtëm të BE-së është zhvilluar të enjten dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, me takimin e grupeve punuese të cilat janë duke u orvatur të gjejnë zgjidhje për hollësitë e implementimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, gjegjësisht për doganat dhe mënyrën se si do të mblidhen ato në pikëkalimet kufitare.

Nga BE ka ardhur vetëm konfirmimi se takimi është zhvilluar dhe se ai do të vazhdojë edhe nesër, mirëpo nuk janë dhënë shumë hollësi.

Është thënë se ky takim, përpos për doganat, do të jetë rast për të shqyrtuar edhe temat tjera të dialogut si energjia dhe telekomunikacioni, sikur edhe për të përgatitur raundin e ardhshëm të takimit Thaçi-Dacic, që parashihet të zhvillohet me 17 janar.


Maja Kocijancic, zëdhënëse e baroneshës Catherine Ashton, ka thënë se takimi është duke u zhvilluar dhe se ai do të shërbejë për të përgatitur edhe disa tema në prag të takimit të dy kryeministrave, mirëpo ajo nuk dha hollësi tjera, raporton “Radio Evropa e Lirë” nga Brukseli

Kocijancic nuk deshi të komentojë as platformën dhe rezolutën që ka miratuar Qeveria e Serbisë, duke thënë se nuk ka koment për to, mirëpo për BE-në, sipas saj, me rëndësi është që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë të jenë të kyçur në mënyrë konstruktive dhe me përkushtim në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Sa i përket temave të dialogut, palët vazhdojnë të japin interpretime të ndryshme lidhur me mundësinë e mbledhjes së doganave në pikëkalimet.

Qeveria serbe vazhdon të thotë se nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete dhe se në ndërkohë duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje, kurse Qeveria e Kosovës thotë se nuk ka pasur ndonjë pajtim që serbët në veri të mos paguajnë doganë.

Burimet në BE pohojnë se po kërkohet një modalitet, sipas të cilit paratë që do të mblidhen në doganë të mund të shkojnë përsëri për nevojat e serbëve në veri të Kosovës, mirëpo vetëm përmes buxhetit të Qeverisë në Prishtinë.

Këto janë vetëm pritje, mirëpo edhe në BE pohojnë se për momentin nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete, dhe se kjo është arsyeja qe po takohen grupet punuese për të gjetur zgjidhje për këtë, si dhe për temat tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori