LAJMI I FUNDIT:

Birraria e Shkupit shprehet e zhgënjyer me gjobën milionëshe të shqiptuar ndaj saj

Birraria e Shkupit shprehet e zhgënjyer me gjobën milionëshe të shqiptuar ndaj saj

Birraria e Shkupit ka reaguar në media në lidhje me vendimin e Komisionit për mbrojtje të konkurencës (KMK) e cila e ka dënuar këtë kompani me 5.8 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Birraria bën të ditur se ka marrë vesh sot nga mediat për dënimin e bazuar në dispozita të disa marrëveshjeve të kompanisë që nuk përputhen me Ligjin për mbrojtje të konkurencës.

Kompania në fjalë shprehet e zhgënjyer nga Komisioni për këtë vendim, siç thonë, duke mos i marrë parasysh argumentet e Birrarisë, duke shtuar se janë dyfish të zhgënjyer për një dënim kaq të lartë.

Sipas tyre, ky dënim nuk është në pajtim me politikat e mëhershme të dënimeve të këtij komisioni dhe se nuk korrespondon me praktikat e mëhershme të trupave tjerë që merren me konkurencën në Evropë dhe më gjërë.

Birraria shprehet se vazhdimisht respekton çështjet e konkurencës dhe është e bindur se vendimi për ta gjobitur do të shfuqizohet së shpejti nga gjykata, ku kompania do ta dërgojë rastin./Telegrafi/

Gjobë disa milionëshe për birraritë e Shkupit dhe Prilepit
Lexo po ashtu Gjobë disa milionëshe për birraritë e Shkupit dhe Prilepit

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori