LAJMI I FUNDIT:

“Biografia” e gruas së Macronit: “Kandidatja” për Zonjën e Parë të Francës, 24 vjet më e vjetër se burri!

“Biografia” e gruas së Macronit: “Kandidatja” për Zonjën e Parë të Francës, 24 vjet më e vjetër se burri!

Në portretet e Brigitte Macron, shpesh tematizohet mosha e saj, 24 vjet më e madhe se Emmanuel Macron. Por kush është kjo grua?

Kur u publikuan më 23 prill rezultatet e para të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron që kryesonte ndaj kandidates populiste Le Pen, u ngjit në skenën e lëvizjes “En Marche!”. Por, 39 vjeçari nuk ishte vetëm. Dorë për dore me të u ngjit edhe gruaja e tij, Brigitte, 64-vjeçare. Në radhët e para një grua formon me duar zemrën dhe thërret: “Brigitte! Brigitte! Brigitte!”


Dashuria e Emmanuel Macronit, Brigitte Macron, e lindur Trogneux, mësueses së frëngjishtes e latinishtes, duket se është pranuar nga francezët.

Por, kush është vërtetë kjo grua?

Ajo është vajza e vogël e gjashtë fëmijëve të Simone dhe Jean Trogneux nga Amiens, një qytet universitar, 140 kilometra larg Parisit. Ajo është rritur në një familje të pasur – pronare e një manufakture çokollatash, e njohur për specialitetin “Macrons d’Amiens”.

Me bashkëshortin e parë, bankierin André Louis Auzière, ajo ka dy vajza dhe një djalë. Deri para dy vitesh punonte si mësuese, pastaj e la punën për t’iu kushtuar karrierës së bashkëshortit Macron.

Çifti i famshëm i Francës është njohur në grupin e teatrit të shkollës jezuite “La Providence” në Amiens. Nxënësi i atëhershëm 17-vjeçar dhe mësuesja 41-vjeçare punonin së bashku për inskenimin e pjesës “Arti i Komedisë”. “Ndjeja që po lëkundesha, por edhe ai”, ka thënë Brigitte Macron kundrejt “Paris Match”, një nga revistat ilustruese më të njohura franceze.

“France 3″ ka publikuar videon e pjesës teatrale të vitit 1993, ku Macron qëndron në cep i ndrojtur. Macron ndërroi shkollë vitet e fundit dhe u fut në gjimnazin elitar parizien Henri IV, ndërkohë që mësuesja qëndroi në Amiens. Megjithatë të dy e ruajtën kontaktin, telefononin me orë herë pas here. Revista “Paris Match” ka publíkuar historinë e dashurisë dhe fjalinë e njohur ndërkohë që Macron i ka thënë mësuese së tij. “Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty.”

Në vitin 2007 kjo dëshirë u bë realitet. Brigitte Auzière ofroi divorcin dhe u bashkua me Emmanuelin në Paris. Kur Macron u bë person i njohur publik, francezët e kishin të vështirë fillimisht të mësoheshin me çiftin me dallim moshe. Tani kjo lidhje e pazakontë nuk habit më njeri, madje femrat e quajnë të guximshëm përkushtimin publik të Macronit për këtë femër. Për to kjo lidhje të thotë shumë për një njeri që arriti të bindë një grua dukshëm më të madhe në moshë dhe tani po përpiqet të bindë një vend të gjithë.

Brigitte Macron e ka shoqëruar bashkëshortin në fushatën zgjedhore. Shpesh ajo qëndron në publik duke shikuar me buzëqeshje. Por, Macron luan rol aktiv edhe në strategjinë e fushatës zgjedhore të bashkëshortit dhe organizimin e tubimeve publike. Ndryshe nga kryetarja e Le Pen, çifti Macron e lejon publikun francez t’i hedhë një vështrim jetës së tij private. Pavarësisht zërave se në këtë prezantim ka edhe inskenim, gruaja që ka shanse të jetë zonja e parë e Francës më 7 maj, është mjaft e lirshme kur flet para mediave. “Pse duhet që Macron të zgjidhet këtë vit president? Përfytyroni si do të dukem unë në vitin 2022?” /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori