LAJMI I FUNDIT:

Bing bie në vendin e pestë!

Bing bie në vendin e pestë!

Motori më i madh i kërkimit në Rusi është duke ngritur në rangimin botëror – për ta marrë vendin e katërt pas Google, Baidu dhe Yahoo-së.

Yandex ndoshta është një makinë e madhe e kërkimit për të cilin shumë pak njerëz kanë dëgjuar. Motori rus i kërkimit e ka tejkaluar atë të Microsoft, Bing, në kërkimin online, thuhet sipas raportit të ri të Search Engine Watch, e cila i ka marrë të dhënat nga ComScore.

Në vendin e parë është Google me 117.5 miliardë kërkime ose 65.2 për qind të tregut global. Pas Google vjen Baidu, motori kinez i kërkimit me 14.5 miliardë kërkime, apo 8.2 për qind të tregut.


Vendin e tretë e ka zënë Yahoo me 8.6 miliardë kërkime apo 4.9 për qind të tregut, e përcjell nga Yandex me 4.8 miliardë kërkime apo 2.8 për qind të tregut.

Megjithatë, Bing nuk mbetet edhe shumë prapa Yandex, pasi që motori amerikan i kërkimit ka 4.4 miliardë kërkime, apo 2.5 për qind të tregut. / Telegrafi /