LAJMI I FUNDIT:

Bien pretendimet se Toyota 86 është një model i dështuar (Video)

Bien pretendimet se Toyota 86 është një model i dështuar (Video)

Pas lansimit të këtij modeli, janë përhapur spekulime se të gjitha investimet kanë qenë të dobëta dhe produkti është një dështim.

Por, në videon e publikuar së fundmi, shihet nga afër secili detaj i Toyota 86, që është i qëndrueshëm, komod dhe mjaftë i shpejtë.


Makina me 205 kuaj fuqi, ka një motor që ndizet menjëherë dhe lëvizë në shpejtësinë e kërkuar nga  drejtuesi i makinës.

Në anën tjetër, pajisjet elektronike i japin shumë lehtësi shoferit, kurse të pranishmit mund të udhëtojnë në hapësirë të bollshme.

Nga jashtë nuk ka dallim të madh nga modeli bazë, megjithatë ka linja të dëshirueshme, që po pëlqehen nga njohësit e veturave.

Në filmimin e postuar më poshtë, mund të shihni si duket, funksionin si dhe disa statistika të kësaj makine. /Telegrafi/