Kredimarrja në Kosovë ka shënuar rënie, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës. Gjithsej kreditë e lëshuara nga sistemi bankar i Kosovës arritën vlerën prej 1.76 miliard euro në shtator 2012, që paraqet një rritje vjetore për 6.2 për qind, por, sipas BQK-së, norma aktuale e rritjes së kreditimit në ekonomi, është dukshëm më e ultë krahasuar me normën për 16.8 për qind të regjistruar në shtator të vitit 2011.
Duke u bazuar në rezultatet e anketës së shtatorit 2012, të realizuar në bankat, të cilat operojnë në Kosovë, ngadalësimi i kredidhënies është rezultat i rënies së kërkesë për kredi.
Po ashtu, deri në një masë, sipas raportit të BQK-së, ka ndikuar edhe shtrëngimi i kushteve për kredidhënie nga ana e bankave, gjë që u reflektua në rënie të ofertës për kredi.
Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë japin vlerësime të ndryshme për rënien e kredive në Kosovë.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kundërshton atë ku thuhet se kredidhënia ka shënuar rënie, për shkak të kërkesës së kredi.
“Rënia e ofertës nuk është refleksion i rënies së kërkesës, pasi që ka mjaft kërkesa për kredi, por ka një shtrëngim nga bankat për shkak se shumë herë po e perceptojnë një rrezik më të madh se sa që është”, thotë Rukiqi, për Radion Evropa e Lirë.
Bankat komerciale në Kosovë vazhdimisht janë kritikuar për norma të larta të interesit në kredi. Shumë herë nga ekspertët ishte cilësuar se bankat në Kosovë kanë normat më të larta të interesit në rajon.
Ndërkaq, normat e kredive ata kishin thënë se sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se bankat komerciale në Kosovë duhet të kenë oferta më të mira për ndërmarrjet që kanë nevojë për kredi.
“Bankat duhet t’i ulin normat e interesit. Bankat nuk kanë krijuar partnerit të mirë reciprok, bankat me biznese nuk janë duke u sjellë në atë mënyrë që t’i ndihmojnë bizneset janë në gjendje të vështirë financiare”, vlerëson Shahini.
Me anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, bankat komerciale në Kosovë, sipas ekspertëve, thuhet se do ta kenë një konkurrentë shumë të fortë, dhe kjo mund të bëjë që bankat në vend t’i ulin normat e interesit.
“Sigurisht për kredi në investime të mëdha kjo do të ndikojë, pasi që do të rritet presioni brenda sektorit bankar të vendit, pasi që këto kredi investuese që kërkojnë norma më të ulëta të interesit, të ulen, por nuk është ky një zhvillim që do të ndodhë shumë shpejt”, thekson Rukiqi.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Shahini, mendon se marrja e kredive nga BERZH-i nuk do të jetë një punë e lehtë, pasi që duhen projekte të mëdha dhe që janë në pajtim me atë çka kërkon ky mekanizëm financiar ndërkombëtar.
“Bizneset në Kosovë duhet të krijojnë mundësi që të kenë projekte privato- publike, në mënyrë që të kenë qasje më lehtë në BERZH; duhet të krijojnë projekte që janë në harmoni me BE-në, dhe me prioritet zhvillimor të Kosovës, por prapë pa mbështetje të institucioneve të Kosovës, bizneset do të kenë vështirë të kenë qasje në kreditë e BERZH-it”, potencon Shahini.
Në Kosovë operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76.0 për qind të aseteve totale të sektorit financiar.
Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet përmes 300 degëve dhe nëndegëve.
Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.
Nga totali i kredive, afër 70 për qind janë kredi për ndërmarrjet. Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë, sektori i industrisë dhe ekonomitë familjare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi