LAJMI I FUNDIT:

Bie tregu i fondeve të investimit

Bie tregu i fondeve të investimit

Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri ka pësuar një rënie të lehtë gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aktiveve në fund të vitit llogaritet 65 miliardë lekë, rreth 2.3 për qind më pak krahasuar me vitin 2015.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 64.37 për qind të aseteve të fondeve, me një ulje prej 10.44 për qind, krahasuar me fundin e vitit 2015.


Në fund të vitit të kaluar, numri i individëve të anëtarësuar në fondet e investimit ishte 29 mijë, në rënie me afro 9 për qind krahasuar me një vit më parë. Rreth 99.99 për qind e anëtarëve në fond janë investitorë individualë.

Aktualisht, në tregun e fondeve të investimit veprojnë tre subjekte, Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Invest dhe Credins Premium. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori