Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj të vitit 2017. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajt janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej (-0.8%) në muajin maj 2017, krahasuar me muajin prill 2017. “Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-9.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-14.9%)-(rënie e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.0%) në IHÇK”.
“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve të konsumit te grupi i pemëve për (8.7%) me një ndikim prej 0.2 % në IHÇK”. Shkalla e inflacionit në vend e matur në muajin maj 2017 me muajin maj 2016 ishte 1.5%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.5% në muajin maj 2017, krahasuar me muajin maj 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mishi (1.1%); qumështi, djathi dhe vezët (4.4%); pemët (13.1%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (7.9%); kafja, çaji dhe kakao (7.8%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1.3%); duhani (5.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (7.1%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9% në IHÇK”, .
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: perimet
“(-3.4%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-1.3%); blerja e automjeteve (-1.7%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK”.
Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017, të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës, të datës 31 mars 2017, është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj, të kalkuluar nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën