0Shares

Një burrë nga qyteti i Erzurum në verilindje të Turqisë ka pësuar një përvojë shumë të çuditshme, kur dora e tij i ishte “mbërthyer” në një guaskë tualeti.

Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për të nxjerrë dorën e tij nga guaska e tualetit ishte dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, edhe zjarrfikësve iu është dashur shumë punë – pasi vetëm pas një ore pune, duke përdorur një mjet të veçantë, i kanë liruar dorën burrit, pas së cilës gjë ai është dërguar në spital. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)