LAJMI I FUNDIT:

Biba: Jemi vonë me zgjedhjet

Biba: Jemi vonë me zgjedhjet

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Shqipëri, Denar Biba, deklaroi sot se jemi vonë me përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Deklarata u bë në aktivitetin e nisjes së trajnimit të policisë së shtetit për zgjedhjet, ku Biba shtoi se ende nuk janë konstituuar KZAZ-të.

“Jam pak ziliqar sepse ndryshe nga ju ne në KQZ nuk i kemi punët ashtu siç do duhet t’i kishim. Dhe ju edhe nga pozita e qytetarit jeni në vetëdije sesi po shkojnë punët. Në një ditë si sot do të duhej të kishim konstituuar Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe praktikisht ne nuk i kemi për pamundësi objektive. Dy parti kryesore që do të duhej të kishin ofruar kandidatët e tyre nuk i kanë ofruar. Dhe ne gjendemi në pamundësi për të konstituuar KZAZ-të. KQZ ka bërë ndërkohë thirrje publike për qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm për statusin e tyre në favor të republikës dhe demokracisë t’i afrohen Komisioneve dhe të kontribuojnë”, tha Biba në fjalën e mbajtur. /Telegrafi/