LAJMI I FUNDIT:

Betejë e ashpër midis luanit dhe gjirafës (Foto)

Betejë e ashpër midis luanit dhe gjirafës (Foto)

Një luan është fotografuar duke ndjekur të voglin e gjirafës me të cilin i kaloi 20 minuta duke u munduar ta rrëzojë, dhe pas shumë tentimeve e kafshon për vdekje.

Fotografitë rrëqethëse tregojnë gjirafën e shtrirë në tokë në një park në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.


Sipas autoritet të fotografive, luani ishte munduar për 20 minutave ta ndaj të voglin e gjirafës nga tufa dhe ta mbys në mënyrë që ta rezervojë ushqimin për “drekë”.

Në ato momente shumë gjirafa tjera shikonin nga qindra metra lartësi të frikësuar, duke menduar se të njëjtin fat mund ta kenë edhe ata, ka bërë të ditur fotografi Anja Kruger. /Telegrafi/