LAJMI I FUNDIT:

Besuat apo jo, edhe seksi frikëson

Besuat apo jo, edhe seksi frikëson

Që ta përjetoni seksin, është e nevojshme që të çliroheni dhe nga fobitë e paarsyeshme. Nëse keni frikë nga të bërit dashuri, asnjëherë nuk do të mund ta përjetoni atë.

Edhe pse realisht nuk ekziston asnjë rrezik dhe shpesh nuk i dihet se ku qëndron rrënja e fobisë, njerëzit kanë frikë nga gjërat më të çuditshme të cilat ne as që i kemi menduar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Ashtu sikurse dikush që ka frikë nga merimangat, insektet, zjarri, errësira, etj., ekziston edhe frika irracionale rreth situatave intime. Ne do t’i paraqesim disa nga fobitë seksuale.

Medomalakufobia

Shumica e meshkujve e kanë pjesë të shqetësimit të tyre humbjen e ereksionit. Përveç nervozizmit rreth kësaj çështje, medomalakufobia u përket më shumë atyre që e kanë të zhvilluar në një shkallë më të lartë dhe diagnostikohen me sëmundje akthi. Kjo fobi mund të shkaktojë atë ndaj së cilës trembet, ndaj meshkujt që vuajnë prej saj duhet të tregohen tepër të kujdesshëm.

Gimnofobia

Ata që e kanë gimnofobinë pjesë të jetës së tyre, vuajnë nga frika e të qenët zhveshur përpara të tjerëve, edhe në situata kur kjo është e pranueshme. Frika konsiston në ndjesinë e inferioritetit kur personat janë lakuriq dhe në frikën e të qenët të pambrojtur kur janë të zhveshur.

Erotofobia

Fjala është për frikën kur bisedohet për seks. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk duan të flasin ose edhe të lexojnë në lidhje me seksin, të cilët shpesh vuajnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Malaksofobia

Frika nga paraloja dhe intimiteti është quajtur malaksofobia. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi nuk mund të durojnë përqafimet dhe ledhatimet.

Eurotofobia ose kolopofobia

Eurotofobia është frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femëror. Disa njerëz vuajnë nga kjo fobi gjatë gjithë kohës ose mund të shkaktohet në çast nga stimuli pamor. Fobia është shumë e përhapur dhe e lidhur me përvoja të shkuara keq në të kaluarën. Eurotofobia mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, ankth, druajtje dhe errësim të shikimit.

Filemafobia

Kjo është frika nga puthjet, e cila mund të ndodh si rezultat i traumës ose frikës nga era e keqe dhe bartja e baktereve të gojës.

Oneirogmofobia

Kjo është një frikë irracionale nga “ëndrrat e lagështa”. Kjo fobi mund të jetë aq e madhe saqë njerëzit të cilët kanë një problem të tillë, nuk duan të flenë.

Klaustrofobia seksuale

Klaustrofobia është frika nga kryerja e marrëdhënieve seksuale në ambientet e mbyllura.

Partenofobia

Partenofobia është frika nga virgjëreshat ose vajzat e reja, gjë që mund ta bëjë gjimnazin një periudhë edhe më të vështirë. Këta njerëz mund të përjetojnë panik ose ankth të vazhdueshëm thjesht nga mendimi i të qenët afër një të virgjre. Nuk bëhet fjalë për frikën e një kontakti seksual me to, por thjesht frikë nga komunikimi i rregullt në jetën e përditshme.

Medortofobia

Ndoshta kjo do t’ju shokojë, por ka njerëz të cilët kanë frikë nga organi gjenital mashkullor i eriksuar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori