LAJMI I FUNDIT:

Besim Hoti kandidat i LDK-së për kryetar të Klinës

Besim Hoti kandidat i LDK-së për kryetar të Klinës

Kryesia e Degës së LDK-së në Klinë ka nominuar Besim Hotin kandidat për kryetar të Klinës, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur deputetja e kuvendit, që vjen nga ajo degë, Mirjeta Kalludra.


“Sot, kryesia e degës së LDK-së në Klinë nominoj kandidat për kryetar të Komunës së Klinës për zgjedhjet lokale 2017 kandidatin Besim Hoti”, ka shkruar Kalludra, transmeton Klan Kosova.

“Urime dhe suksese të përbashkëtakandidatit për kryetar Besim Hoti, strukturave dhe elektoratit të LDK-së në Klinë.
Së bashku për rikthim të fitores së LDK në Klinë”, ka shtuar ajo.