LAJMI I FUNDIT:

Besa pushton skenën muzikore rumune

Besa pushton skenën muzikore rumune

Hiti më i ri i këngëtares Besa Kokëdhima me titull “Burning”, një bashkëpunim me Dj LLP, po pushton tregun muzikor rumun.

Krijimi më i ri i këngëtares nga Shqipëria është lansuar fillimisht në Rumani më 15 mars dhe në vetëm dy ditë kënga kishte marrë 11 mijë klikime, ndërsa pas një jave ato kanë shkuar në 115 mijë.

“Burning” është një bashkëpunimi Besës me LLP, DJ mjaft i njohur në Rumani, dhe është lansuar në treg nga një prej shtëpive diskografike më të mira në Rumani, “MediaPro Music”.


Besa vet nuk ka qenë e pranishme në Rumani gjatë prezantimit të këngës, por në mungesë të saj është lexuar përshëndetja që këngëtarja ka dërguar.

Këngëtarja shqiptare, e cila njihet me stilin e saj unik, pritet të së shpejti ta shoqërojë këngën e saj edhe me videoklip. Ajo ka zbuluar se brenda tri javësh do të fillojë xhirimi i videoklipit.

Aktualisht, kënga ka një videoklip provizor të shoqëruar me një set fotosh sharmante. Këto foto ajo i ka realizuar enkas për këtë singël të saj. “Burning” është një këngë pop-dance, që është në rrugë për të qenë një hit verës 2013.

Në vazhdim mund ta dëgjoni këngën më të re të Besa Kokëdhimës me titull “Burgning”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori