LAJMI I FUNDIT:

BESA, E ZH(VESHUR)!

BESA, E ZH(VESHUR)!

Tablosë sonë të bukurisë, dita-ditës po i shtohen emra të rinj, të cilët janë një imazh i bukur që reflekton pozivitet dhe ardhmëri.

Nuk thuhet kot se bukuria e femrës ka rrënuar perandori të mëdha dhe ka pushtuar shumë kala nga brenda.


Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Njëra nga ato, padyshim është edhe e reja dhe e bukura mitrovicase, Besa Istrefi. Ajo, qysh në fill, ka thyer shumë rregulla (rregullat janë për t’u thyer) dhe po ndjek me sukses rrugën e ëndrrës së vet.

Këtyre ditëve e takuam Besën dhe zhvilluam këtë bisedë (besnike), të cilën po shpalosim në vazhdim.

unnamed (6)

Ju sapo keni dalur në skenën artistike dhe besoj se keni krijuar një “imazh” që po zgjon jo pak kureshtje. Sa ndiheni rehat kur pozoni me format joshëse dhe provokuese?
Në të vërtetë, modelimin e kam filluar qe katër vite. Fotot artistike kam filluar t’i realizoj tashmë një vit dhe ndjehem shumë mirë, pasi fotografia artistike sikur është pasioni im i lindur. Ky është art, ndjekje e pasionit duke shmangur emocionet, një ndërthurje e ëndrrës për të arritur më lart.

Në galerinë e fotove tuaja ju nuk hezitoni kurrë të shfaqni hiret, madje deri në fund…
Çdo modele duhet t’i plotësojë kriteret, ndërsa nëse i ka ato, duhet t’i ekspozojë pa hezitim dhe paragjykim. Është e rëndësishme të ndihesh komode me vetveten dhe unë pa modesti të rrejshme, konsideroj se këto asete i posedoj. Jam vajzë pa komplekse, përderisa kam zgjedhur rrugën e artit. Arti është art, në fund të fundit, dhe një artist nuk ka pse të ketë paragjykime.

Sa është e vështirë të ndash nudon artistike nga ajo banale? Ty çfarë të bën të veçantë?
Diferenca midis banales dhe artistikes është te mesazhi që jep secila. Banalja ose vulgarja nuk ka asnjë kreativitet artistik në të, por që provokon përmes gjesteve erotike. Ndërsa nudoja artistike bën të kundërtën, vë në vlerë të bukurën, të bën të ëndërrosh, të kthen në kohën e romantikës. Të fut në botën e shpirtërores, të vë para pikëpyetjesh dhe të fton të eksplorosh më tej.

unnamed (7)

Bukuria juaj është origjinale. Për çfarë të vlerësojnë fotografët?
Kam kuptuar se bukuria në foto nuk është fizikja, por ajo që arrin ta shprehësh. Esenciale është edhe raporti që krijon me fotografin. Aftësia e të shprehurit dhe gjendja emocionale është gjithçka në një foto.

Disa ndjekës tuaj, paraqitjet që i bëni ju i cilësojnë vulgare, ndërsa disa të tjerë interesante dhe shumë intriguese. Si do t’i përshkruanit ju?
Të gjithë ata që më quajnë vulgare, janë më vulgarë se unë. Dhe, sigurisht jam idoli i tyre. Asnjëherë s’jam ndjerë e kryqëzuar se s’më intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Ata ose ato që qëndrojnë afër meje, më njohin dhe më vlerësojnë.

E keni ëndërruar veten gjithmonë si një model, apo mendoni se krejt kjo ishte një rastësi fati?
Së pari ishte dëshirë e gjyshes, nga e cila kam marrë një dashuri të pakrahasueshme. Por, me kalimin e kohës, u bë edhe dëshirë e imja. E falënderoj gjyshen për arritjet dhe i them me mburrje: Ja ku jam, kjo që jam.

A mendoni se, në këtë rast fatin e keni patur aleat të përhershëm, apo ju i keni prirë fatit duke i dhënë kuptim thënies “mençuria është vlera më e madhe”?
Jam e kënaqur me pamjen time. Asnjë mis apo modele, nuk ka arritur të përzgjedhjet në akëcilën garë vetëm me mençuri…

unnamed (4)

Çfarë të frymëzon, a keni idol dhe cila është rruga e vërtetë që e ndiqni në jetë?
E bukura më frymëzon mua gjithmonë dhe kudo. Tek e fundit, askush nuk pëson nga bukuria. Nuk ndonjë muzë. Idol për mua është çdo femër me vetëbesim që lufton për të pasur gjërat që do më shumë në jetë.

E keni zgjedhur modelizmin si nevojë për të mbijetuar, apo zgjedhja ka shpërthyer nga thellësia e shpirtit?
Modelizmi është dëshirë e imja e kahershme dhe që dua të jem e sinqertë se ana materiale, nuk më ka interesuar asnjëherë, por tashmë duhet të them se po i “vjeli” frutet e punës sime. Pra, thjesht, lumturia është rrjedhojë e një ëndrre të vogël brenda një ëndrre të madhe.

Ç’konsideratë keni për veten tuaj kur shikoheni në pasqyrë? Ju nuk keni arsye ta “fajësoni” atë?
Përgjithësisht jam shumë e gëzuar dhe mburrem për pamjen time, një pamje kjo që jo shumëkush e ka. Kam vënë re se profili im pëlqehet dhe vlerësohet shpesh si diçka unike dhe e ëmbël.

Si iu pret mjedisi dhe çfarë mendimi keni për ambientin ku jetoni?
Ajo që është esenciale, familja dhe rrethi im i ngushtë, më kuptojnë drejt. Poashtu, mund të them se jam me fat dhe mburrem për këtë që rrethohem nga njerëz dashamirës, të cilët përkrahin rrugën time. Të tjerët, nuk janë të rëndësishëm për mua, sidomos femrat me komente negative, të cilat vetëm mund të më vardisen pas bythe.

unnamed (5)

Sa paraqiteni provokuese në jetën e përditshme?
Aspak, jam fare e thjeshtë, sepse Besën e bën të bukur edhe thjeshtësia e saj. Pra, nëse shprehem në gjuhën e poetit: Bukuria në thjeshtësi.

Çka mendoni se ju e keni, ndërsa të tjerat nuk e kanë?
Jam guximtare e paepur, që të tjerat nuk e kanë ose nuk guxojnë ta shfaqin. Liria e ekspozimit nuk është vetëm pasqyrë e pamjes fizike, por është diçka e brendshme, një dyzim ndërmjet shpirtërores dhe mendores.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde tani që jeni bërë e popullarizuar?
S’ka ndryshuar asgjë esenciale. Jam e njëjta, por nuk garantoj se do të mbetem e tillë, përgjithmonë.

Duke njohur karakterin tuaj, sa jeni e gatshme për ballafaqime me sfida të reja?
Në Kosovë, jam munduar që gjithmonë të ec një hap para kohës…Për mua është shumë e rëndësishme që të njoh çdo gjë nga jeta dhe të marrë atë që dua. Dhe mbi të gjitha, nuk më pëlqen asnjëherë shtirja dhe dalja jashtë vetes.

Të tjerë kryesisht ju vlerësojnë për pamjen. Unë po guxoj të të pyes, se cili është e meta juaj që ne nuk e dijmë?
Nuk kam asnjë të metë dhe mjerë ata ose ato që rrëmbehen nga komplekset e pashëruara.

unnamed (8)

Ndërtimi perfekt i trupit tuaj, padyshim që josh shumë sy. A keni bezdisje nga kjo?
Është mirë kur të shikojnë dhe vlerësojnë, por përshtypjet e mia ende janë të ftohta. Jam e fokusuar diku tjetër.

A ua ka vjedhur dikush zemrën dhe a ua ka pushtuar shpirtin?
Zemrën ende nuk ka arritur të ma marr askush, megjithatë disa drithërime më fusin flutura në bark, hahaha…

Si duhet të duket bandilli i juaj?
Një mashkull me dashuri pa kushte, i cili më përkrah e më mbështetë në zgjedhjet dhe pasionet e mia.

Cila është “magjia” juaj për të tërhequr vëmendjen e meshkujve?
Sigurisht bukuria ime është e parezistueshme. Ndërkaq strategjia në këtë plan, është shumë pasive.

Keni guximin që t’i shfaqni tjetrit ndjenjën që keni për atë?
Dashuria nuk është diçka e turpshme, prandaj atë e shpreh pa problem kur të vijë ai moment.

Mendon se di të puthësh perfekt?
Duhet të pyesni ata që janë puthur nga unë.

unnamed (1)

Na tregoni diçka më shumë për veten, me çfarë zihet dita juaj, cilat janë angazhimet?
E adhuroj qetësinë, preferoj të qëndroj vetëm dhe jam mjaft e angazhuar me modelizëm.

Ku e sheh veten pas ca vitesh?
Në pasarela botërore. Jam në kërkim të diçkaje të jashtëzakonshme, dhe për sa kohë nuk e kam këtë nuk bëj asnjë kompromis.

A të dalin gjithmonë parashikimet?
Asnjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për vlerësimin e njerëzve. Të shumtën, ndryshe i mendoj, ndryshe më dalin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori