LAJMI I FUNDIT:

Bersant Celina tregon përparësitë e Kosovës dhe Islandës

Bersant Celina tregon përparësitë e Kosovës dhe Islandës
Bersant Celina (Kosovo) - Eintracht Frankfurt vs. Nationalmannschaft Kosovo, Frankfurter Volksbank Stadion

Bersant Celina ka folur rreth takimit me kombëtaren e Islandës.

Kjo e fundit do të takohet me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.


Celina ka vlerësuar lartë repartin mbrojtës të kundërshtarëve ndërsa na bë edhe dallimet mes dyja ekipeve, transmeton Telegrafi.

“Është lojë e vështirë, kanë një ekip të mirë në repartin e mbrojtjes, por luajnë edhe mirë faktikisht. Por, ne jemi më të mirë në sulm ndërsa ata në mbrojtje”, tha Celina.

Besart Berisha flet pas stërvitjes së parë me Kosovën
Lexo po ashtu Besart Berisha flet pas stërvitjes së parë me Kosovën

Ai gjithashtu ka thënë se pret të jetë në formacionin titullar pasi ka pasur paraqitje të mira me skuadrën holandeze të Twentes.

“Kam luajtur shumë ndeshje në kampionat dhe nuk shoh ndonjë arsye pse mos të jem në formacionin shartues”. Ndeshjen e fundit skam luajtur për Twenten pasi kam pas nevojë të pushojë”, përfundoi Celina.

Ujkani: Besojmë në rezultat pozitiv
Lexo po ashtu Ujkani: Besojmë në rezultat pozitiv

Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Shkodrës dhe do të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/