LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Paratë ekzistojnë, po presim burokracinë kineze

Berlusconi: Paratë ekzistojnë, po presim burokracinë kineze

Silvio Berlusconi siguron se ‘paratë ekzistojnë’ për marrjen e Milanit, por janë duke pritur për burokracinë kineze.

Presidenti i Rossonerëve ka rënë dakord të shesë klubin për Sino-Europe Sports, por spekulimet po rritet se fondet nuk do të jenë në vend për afatin e caktuar me 13 dhjetor.


“Ka shumë që të flasim për mbylljen”, ka thënë Berlusconi për Premium Sport, përcjell Telegrafi.

Mësohet data e saktë e shitjes së Milanit?
Lexo po ashtu Mësohet data e saktë e shitjes së Milanit?

“Paratë ekzistojnë, ne jemi duke pritur për burokracinë kineze. Milani do të kthehet në Olimp të futbollit”.

“Ka hapësirë në kabinetin tonë për një tjetër trofe [Supercoppa Italiana], por sukseset që kemi arritur në historinë tonë janë të papërsëritshme”, përfundoi ish-kryeministri italian. /Telegrafi/