LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Nuk do të vijnë Balotelli dhe Kaka

Berlusconi: Nuk do të vijnë Balotelli dhe Kaka

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se klubi nuk do të bëjë transferimin e Mario Balotellit dhe të mesfushorit, Leite Kaka.

Milani ka qenë në bisedime për të transferuar Kakan dhe është spekuluar se kërkon Mario Balotellin, por është Berlusconi ai që hesh poshtë tratativat.

“As Balotelli e as Kaka nuk do të vijnë te Milani. Këto janë marrëveshje të pamundur në kohëra të tilla”, ka theksuar Berlusconi për Radio 2.


Rossonerët janë duke tentuar që të bëjnë dy-tri transfere të mëdha për të rikthyer shikuesit në stadium dhe shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, që janë avulluar nga një fillim sezoni katastrofik. /Telegrafi/