LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Në lidhje me Trumpin më pëlqen vetëm gruaja e tij

Berlusconi: Në lidhje me Trumpin më pëlqen vetëm gruaja e tij

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka thënë se ajo që i pëlqen në lidhje me presidentin amerikan, Donald Trump, është gruaja e tij, Melania.

Hamshori italian i është kthyer politikës me partinë Forza Italia, përmes të cilës shpreson t’i ringjallë ambiciet e tija politike.


Shakaja “pa kripë” e Berlusconit për bashkëshorten e presidentit të ri të Francës
Lexo po ashtu Shakaja “pa kripë” e Berlusconit për bashkëshorten e presidentit të ri të Francës

Në një intervistë për La7, 80-vjeçari është pyetur se a i pëlqen krahasimi që i bëjnë me Trump, i cili para se t’i hynte politikës ishte një ekonomist i fuqishëm ngjashëm si italiani.

“Nuk ndjej asgjë për këtë. Kur është në pyetje Trumpi, mund të them se, ngjashëm me shumë meshkuj dhe femra, më pëlqen gruaja e tij, Melania, për shkak të bukurisë, stilit dhe sharmit”, ka thënë pasaniku italian.

Ai ka thënë më tej se asnjëherë nuk i është dhënë rasti që të takohej me ish-modelen, e cila tash është Zonja e Parë e SHBA-ve.

“E kam parë vetëm në televizor dhe kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për të. Atë nuk e kritikojnë as demokratët në Amerikë”, ka deklaruar Berlusconi. /Telegrafi/