LAJMI I FUNDIT:

Berisha prezantohet te Terek Grozny (Foto)

Berisha prezantohet te Terek Grozny (Foto)

Bernard Berisha është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës së Terek Groznyt.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka publikuar disa foto në Facebook, gjatë prezantimit si futbollist i Terekut.


“Nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e Terek Groznyt. Do të doja të falënderoj të gjithë ekipin dhe tifozët për sa kohë isha në Anzhi. Po ashtu, falënderoj skuadrën e re për mikpritjen që më është bërë në Dagistan”, shkroi Berisha, përcjellë lajmi.net.

Ai aty ka gjetur edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Bekim Balajn dhe Odise Roshin.