LAJMI I FUNDIT:

Berisha mbështet Haradinajn për Kryeministër, por jo me Listën Serbe

Berisha mbështet Haradinajn për Kryeministër, por jo me Listën Serbe

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka thënë një ditë më herët se koalicioni që e bën Qeverinë duhet t’i ketë 61 vota pa Listën Serbe, ose ndryshe nuk do të ketë votën e tij.

Berisha ka treguar edhe arsyet e këtij “kushtëzimi” të votës së tij.


“Lista Serbe është subjekt shovinist, unë kam kërkuar edhe në seancat e Kuvendit që duhet t’i ndërpritet aktivititeti politik sepse veprimtaria dhe qëndrimet e saj janë anti-kushtetuese”.

“Ka dy vjet që si anëtar i Nismës kam lobuar dhe jam përpjekur në parim ta mbështesë Haradinajn  për kryeministër dhe qëndroj këtu. Sa i përket Listës Serbe është bërë gabim i madh, që mendoj se dikush të duhet të japë përgjegjësi”.

Ai ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se gjithë veprimtaria dhe angazhimet e Listës Serbe janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Unë mendoj që një ekzekutiv i qëndrueshëm nuk duhet të bazojë fuqinë e numrave në Listën Serbe”.

“Jo vetëm Ramushi po kushdo qoftë, edhe Albini kur të vijë mbas 10 vjetëve, nuk mund të përjashtojë Listën Serbe nga ekzekutivi”.

Berisha ka treguar edhe pse ka ardhur deri tek ky reagim i tij.

“Ky mesazh është keqpërdorur, por mund të them se është rezultat i një lajmi që presidenti Thaçi ka uruar kryekriminelin për postin e presidentit në Serbi. Lista Serbe është produkt i Vuçiqit”.

“Nuk do ta ketë partia e Vuçiqit mbështetjen time në momentin që është faktor, po nëse është pjesë e një ekipi, është tjetër punë”, tha Berisha. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori